Edhe 6 pacient me virusin Korona, numri shkon 76 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë raporton se 6 persona janë diagnostikuar me koronavirus këtë pasdite. Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus pozitivë të regjistruar në vend është 76.

Gjatë ditës, dy bashkëshortët nga Kavadari janë konfirmuar pozitivë për virusin dhe një burrë tjetër nga Kavadari është në proces testimi pa asnjë lidhje me dy rastet e tjera.

Deri më tani, janë regjistruar pacientë nga Shkupi, Dibra, Gostivari, Ohri, Shtipi dhe Kavadari.