Edhe 9 raste të reja me koronavirus, 4 nga Spitali i Sanatoriumit

Ka shkuar në 51 numri i të prekurve ne koronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar 31 raste, nga të cilat 9 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, 4 prej të cilëve janë staf mjekësor, të Spitalit të Sanatoriumit, 1 mjek dhe 3 infermierë.

‘Nga rastet e konfirmuara pozitivë: Tiranë, 34 raste Durrës, 5 raste njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë Lushnjë, 2 raste
Elbasan, 2 raste Fier, 6 raste Rrogozhinë, 2 raste.

Tre prej të prekurve ndodhen në terapi intensive, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.