Edhe Anita Latifi e dëshpëruar nga koalicioni njëgjinor ASH – Alternativa

303

“Gratë i kemi lëshu ka ura tjetër”. Kështu në profilin e saj në Facebook ka reaguar aktivistja e njohur Anita Latifi, ndërsa ka ironizuar me “Koalicionin e meshkujve” LR-PDSH-Alternativa. “Gratë i kemi lëshu ka ura tjetër. #këtatëmitë”, shkruan Latifi, ndërsa i është bashkangjitur reagimeve të shumta të femrave pasi në kohën kur po firmosej koalicioni Sela-Gashi, përcjell TS.

Anita Latifi madje ka shoqëruar postimin me fotografinë e krerëve të koalicionit LR-PDSH-Alternativa të shoqëruar me aktivistë të të dyja partive, por që nuk kishte asnjë femër./TS/