Edhe dita e parë e Vitit të Ri pa borë

Moti nesër në mëngjes do të jetë më i ftohtë, kurse gjatë ditës kryesisht me diell me vranësira të vogla deri mesatare, veçanërisht në pjesët perëndimore.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 3, dhe ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë.

Reklame

Në Shkup do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë nga juglindja. Temperatura minimale do të ulet në 0, kurse ajo maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.

Nesër do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i thatë, në mëngjes me kushte për mjegull në disa lugina, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten dhe gjatë natës drejt së dielës do të ketë reshje shiu.

Reshje dëbore në malet në veriperëndim. Të dielën, të hënën dhe të martën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me shi me intensitet të ndryshueshëm. Në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të kthehen në borë.