Edhe djali i Donald Trump rezulton pozitiv me Covid19

Advertisment

Barron, djali 14 vjeçar i presidentit amerikan Donald Trump dhe Melania, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Barron, fillimisht kishte dalë negativ për testin Covid pasi ajo dhe presidenti amerikan ishin infektuar. Por, djali më pas u testua dhe rezultoi pozitiv, pa treguar asnjë simptomë.

Reklame

Melania Trump ka njoftuar se edhe ajo është shëruar, si burri dhe djali i saj, të cilët dolën negativë për testin Covid-19. Zonja e Parë shpjegoi se përjetoi simptoma të lehta që çuan në dhimbje koke, pak kollë dhe dhimbje të muskujve.

Ndryshe nga presidenti, ajo gjithmonë qëndroi në Shtëpinë e Bardhë dhe drejtoi një trajtim të ndryshëm nga bashkëshorti duke zgjedhur një “terapi më natyrale të bazuar në vitamina dhe ushqim të shëndetshëm”, pa marrë kokteje medicinale.