Edhe Donald Trump me koronavirus? Takoi zyrtarin nga Brazili që rezultoi i infektuar

Advertisment

Presidenti i Amerikës, Donald Trump mund të jetë i infektuar nga koronavirusi. Kjo pasi një zyrtar i lartë Brazilian, i cili u takuar disa ditë më parë me presidentin e SHBA-ve është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Fábio Wajngarten, shefi i komunikimit i Presidentit Jair Bolsonaro, ishte në Mar-a-Lago si pjesë e delegacionit të qeverisë braziliane. Të njëjtit anëtarë të delegacionit darkuan me Trump të shtunën më 7 mars.

Reklame

Ishte Wajngarten ai që rezultoi pozitiv duke u kthyer në vendlindje me simptoma të ngjashme me gripin. Megjithatë ai është në pritje të rezultateve të një testi të dytë për të konfirmuar 100% diagnozën.

Ndërkohë presidenti i Amerikës, Donald Trump deri më tani nuk ka pranuar që të testohet, madje është ende në mohim të rrezikshmërisë së virusit, i cili tanimë është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si pandemi.