Edhe drejtoresha e DAP-it pozitiv me koronavirus

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Llukarevska ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Nuk mund të jem e sigurt se në çfarë mënyre e kam marrë virusin, por të gjithë kontaktet të cilat i kam patur këtyre ditëve kaun qenë me respektim të plotë të masave për mbrojtje, me maskë, distancë dhe dezinfektim të rregullt.

Reklame

Do t’i ndjek rekomandimet e epidemiologëve në tërësi dhe pres më tepër informacione nga ata, në bazë të anketës të cilën do të më bëhet.

Dëshiroj shërim të shpejt të Mukit dhe familjes, por edhe të gjithë qytetarëve, si dhe testime negative të gjithë personave që janë në vetizolim”, ka thënë drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska në profilin e saj në fejsbuk.