Edhe gjashtë ditë përfundon mundësia e prezantimit të ofertave zgjedhore

Advertisment

Mbesin edhe gjashtë ditë që partitë politike dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore para qytetarëve. Fushata përfundon më 12 korrik në orën 24 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore.

Karvani qendror i koalicionit “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja sot programin e tij do ta prezantojë para qytetarëve në Gostivar dhe Dellçevë, derisa koalicioni i VMRO-DPMNE-së “Rindërtim të Maqedonisë” i vazhdon aktivitetet e tij zgjedhore në Llozovë, Sveti Nikollë dhe Veles.

Reklame

LSDM-ja duke e prezantuar programin dje e drejtoi para së gjithash ndaj politikave për të rinjtë. Lideri i kësaj partie Zoran Zaevi paralajmëroi se përmes politikave konkrete, efikase dhe strukturore, zotohen se shkallën e papunësisë së të rinjve deri në vitin 2024 ta sjellin nën 17 për qind.

Për këtë qëllim, potencoi ai, Plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim për sivjet vazhdon me buxhet rekord për vitin 2020 prej 1,3 miliardë denarë dhe ky buxhet do të vazhdojë të rritet.