Edhe Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata speciale në Hagë

Advertisment

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është kontaktuar nga Gjykata Speciale, ka bërë të ditur vetë Dedaj, mbrëmë.

“Jam kontaktuar, por nuk jam marrë në pyetje”, ka deklaruar Dedaj, në RTK.

Reklame

Dedaj e ka konfirmuar se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e mosmarrëveshjes me pjesëtarët e UÇK-së.

“Unë jam marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Unë mundem me qenë dëshmitar potencial, sepse kjo lidhjet me delegacionin e Republikës së Kosovës të asaj kohe që kemi bërë vizita në zonat e luftës dhe kemi pasur një mos-marrëveshje me pjesëtarët e UÇK-së. Ajo mosmarrëveshje është mbyllur dhe është qartësuar. Këtë ia kam shpjeguar Gjykatës Speciale”, u shprehë ai. “Nuk jam pyetur për vrasjet politike”, tha mes tjerash Dedaj.

Dedaj thotë se Gjykata Speciale është interesuar të dijë nëse ai po ndihet i kërcënuar.“Më kanë pyetur a kam kërcënime, shqetësime. Unë mund të jem unë edhe dëshmitar. Jam i gatshëm të dëshmoj pastërtinë e UÇK-së”, tha tutje ai.

“Ata më kanë pyetur dhe janë interesuar. Jam i gatshëm me ju përgjigje për çka do. Së pari kam qejf me ma dhanë përgjigje se kush m’i ka vra 12 anëtarë të familjes, kush ka bë masakra në Mehë e masakrat e tjera. Kam dhanë dëshmi dhe jam i gatshëm me dhanë dëshmi. Jam kontaktuar, mirëpo nuk jam marrë në pyetje. I kanë kërkuar disa çështje nga unë, nuk më kanë ftuar që të shkoj. Unë jam i gatshëm të shkoj, se kam çka me fol, kam me kërku nga Gjykata Speciale që të zbardhet krimet dhe gjenocidi serb në Kosovë”, u shprehë tutje Dedaj.

Së fundi, Gjykata Speciale ke paraqitur një propozim aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.