Edhe Holanda pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

Holanda është bërë vendi i radhës që pezulloi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të Oksford-AstraZeneca, për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.

Sipas BBC, qeveria holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, ishte një masë paraprake.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Republika e Irlandës mori vendimin për ta pezulluar përdorimin e vaksinës së Oksford-AstraZeneca.

Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin (NIAC) rekomandoi këtë veprim pas raporteve të rasteve serioze të mpiksjes së gjakut tek të rriturit në Norvegji.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe të një rreziku në rritje të zhvillimit të mpiksjes.