Edhe katër ditë deri në përfundim të fushatës zgjedhore, ja tubimet e sotme

Advertisment

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik është nga përfundimi.

Partitë para qytetarëve premtojnë drejtësi që do të funksionojë në mënyrë jo selektive dhe transparente, rritje ekonomike dhe zhvillim për periudhën e ardhshme, përfshirjen e të rinjve në të gjitha proceset shoqërore.

Reklame

Ata po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë plotësisht protokollet e mbrojtjes dhe të dalin në votim në 15 korrik.

Koalicioni i LSDM “Mundemi” sot do të ketë tubime Shuto Orizarë dhe Demir Hisar. VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tyre do të jenë në Çair, Aerodrom dhe Gazi Babë të Shkupit.

BDI do të mbajë tubim qendror në sheshin “Maqedonia” në Shkup, por edhe tubime me kandidatë nëpër vendbanime tjera.

 

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të kenë tubim në Dobërdoll të Gostivarit, ndërsa karvani i kandidatëve për deputetë do të vijojë në Tetovë dhe disa vendbanime tjera.

Lëvizja BESA në kuadër të koalicionit “Mundemi” do të zhvillojë tubime në disa vendbanime ku garon me kandidatët e saj, përfshirë Tetovën, Shkupi, Kumanovën, Strugën, etj.

PDSH do të vijojë me takime dhe tubime në Tetovë, Kumanovë dhe vendbanime të tjera me kandidatët e saj.