Edhe Kurti u takua me djalin e Sorosit në Munih

Advertisment

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih është takuar edhe me filantropistin Alexander Soros, djalin e George Soros.

Ishte vetë Sorosi ai që ka publikuar një fotografi me Kurtin duke thënë se kishte një takim të shkëlqyer me të parin e ekzekutivit kosovar.

Reklame

“Takim i shkëlqyer me Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti. #MSC2020”, ka shkruar ai.

Alexander Soros është nënkryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe një nga Drejtuesit e Rinj Global të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2018.

Ndërkaq, babai i tij George Soros është pronari i fondacionit “Shoqëri e Hapur” që promovon politikat liberale e demokratike në vendet me demokraci të re, por ak uzohet nga kritikët se me anë të ndërhyrjeve të tij merr kontrollin e politikës për qëllime të tjera të padeklaruara.

Ai është i ak uzuar nga qeveria aktuale e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndikim pro demokrat.