Vetëm gjatë mëngjesit të së hënës kanë humbur jetën dy persona të prekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e viktimave në pesë.
“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.
61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.”.
Numri i të prekurve nga covid-19 është 89 deri më tani.