
Ministri francez i Kulturës, Franck Riester rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri, bëri të ditur sot kabineti i tij, duke theksuar se ai është në formë të mirë dhe ndodhet aktualisht në shtëpinë e tij në Paris.
“Sot, ministri rezultoi pozitiv gjatë testit të bërë, pas shfaqjes së simptomave”, tha kabineti, duke përmendur se Riester kishte kaluar disa ditë në Asamblenë Kombëtare, javën e kaluar, ku edhe u konfirmuan shumë raste.
Zyra e kryeministrit theksoi se rregullat për ministrat janë të njëjta si për të gjithë francezët.
Pesë deputetë dhe dy anëtarë të stafit të Asamblesë Kombëtare janë infektuar me COVID 19, përfshirë dy zyrtarë të zgjedhur, që morën pjesë në mbledhjet e Komisionit për Çështjet e Kulturës.