Edhe në Tetovë dukshëm është stabilizuar situata epidemiologjike

Dukshëm është stabilizuar situata epidemiologjike në Komunën Tetovës dhe komunat përreth. Nga fillimi I javës janë shënuar vetëm pesë raste positive me COVID-19.

Nga Spitali I Tetovës, për Klan Maqedoni, thonë që është zvogëluar edhe pacientëve dhe I vizitave në covid-ambulancën. Grupmosha e të hospitalizuarve është mbi 67 vjec kurse gjendja e tyre është relativisht e mirë.

GZIM NUREDINI- KOORDINATOR I QENDRËS COVID NË TETOVË

“Në spital ka katër pacient të hospitalizuar , të njëjtit në gjëndje relative të mirë dhe me oksigjenoterapi.Kontrollat ambulantore janë zvogëluar dukshëm në dhjetra. Shpresojmë në stabilizim të gjendjes pas vaksinimit”

Në Tetovë dhe rethinë tashmë ka rreth 43 raste aktive me koronavirus, ndërkaq që nga fillimi I pandemisë 7.218 qytetarë u infektuan ndërsa 331 humbën betejën me COVID-19.

Gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme në Punktin për Vaksinim në Tetovë, po zhvillohet rivaksinimi I qytetarëve që morrën termine deri më 30 Prill, kurse pasi punkti të furnizohet me vaksina, do të jepen dhe termine të reja për vaksinim.

Në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit dhe Qendrës rajonale për vaksinim në Tetovë, janë vaksinuar rreth 13 mijë qytetarë. /KlanMacedoni