Edhe në Tetovë nxënësit protestojnë kundër mësimit online

Advertisment

Në Tetovë ora 13:30 ka nisur protesta e nxënësve të shkollave të mesme kundër mësimit online, informon portali “tetova1”.

Nxënësit kërkojnë që të kthehen në shkollë për të ndjekur mësimin me prezencë fizike.
Protesta ka filluar para gjimnazit Kiril Pjeçinoviq.

Reklame

Kështu nxënësit e shkollave të Tetovës iu bashkangjitën nxënësve nga Struga dhe Dibra në protestat e tyre ku kërkesa kryesore e tyre është që të ndjekin mësimin me prezencë fizike.