Edhe një fatkeqësi me traktor, viktimë bujku 70 vjeçar

Advertisment

Personi S.R (70) nga fshati Timjanik e ka humbur jetën pasi traktori me të cilin ka drejtuar është përmbysur dhe e ka shtypur atë.

Siç ka njoftuar policia, fatkeqësia ka ndodhur dje, ndërsa është lajmëruar mbrëmë në orën 20.20 në Stacionin e policisë në Negotinë.

Reklame

Nga mbikëqyrja e kryer, duket se traktori është përmbysur gjatë daljes nga ara duke lëvizur në rrugën e automjeteve me një tatëpjetë të vogël.

Mjeku ka konstatuar lëndime nga të cilat S.R ka vdekur, ndërsa për ngjarjen është informuar edhe prokuror publik.