Edhe një i dyshuar për koronavirus në Maqedoni, po kryhen analiza rezultatet do të dalin për 2 orë

Medical doctor or laborant holding tube with nCoV Coronavirus vaccine for 2019-nCoV COVID virus. Novel Coronavirus originating in Wuhan, China. Coronavirus 2019-nCoV COVID concept.

Para disa castesh është pranuar në Klinikën Infektive edhe një qytetar i Maqedonisë i cili ka ardhur nga Dubai, dhe dyshohet se ka simptoma të gripit, raporton TV21.

Këtë lajm e kumtoi sot, para gazetarëve ministri Venko filipçe i cili tha se qytetari tani është në Klinikën Infective ku edhe po bëhen testet. Filipçe njoftoi se rezultatet do të dalin brenda dy apo tre orëve.

Reklame

“Para disa çastesh është pranuar një pacient i cili ka qëndruar gjashtë ditë në Dubai, ka simptome të gripit dhe për dy apo tre orë do të dalin rezultatet”, tha Filipçe.

Ai edhe njëherë apeloi që qytetarët të anulojnë fluturimet për në vendet kritike nëse nuk kanë ndonjë nevojë urgjente. Pohoi se Qeveria do të mer vendim që t’I anulon të gjitha udhëtimet zyrtare në këto zona dhe deklaroi se vendi ka sasi të mjaftueshme të maskave mbrojtëse./TV21/