Policia e Kosovës ka arr estuar dje, Ikballe Berisha Hudutin, nën dyshimin për lidhjet e saj me Iranin dhe thirrjet që kishte bërë ajo për hak marrje ndaj Amerikës pas vr asjes së gjeneralit famëkeq Kasem Sulejmani.
Por, si duket Huduti nuk është e vetmja në Kosovë që po bën një propagandë për Iranin. Është edhe një shqiptar tjetër nga Kosova, i cili po bënë një propagandë të tillë përmes rrjetit social Facebook, kundër Amerikës.
Bëhet fjalë për Bujar Rogovën, i cili është nga Gjakova e që i përket sektit shiia. Ai vazhdimisht shpërndan nëpër rrjete sociale thirrje kundër Amerikës por edhe kundër sektit tjetër mysliman sunit.
Bujar Rogova, me epitetin Kerim që nga vr asja e gjeneralit Kasem Sylejmani nga SHBAja e ka vendosur në profilin e tij foton e gjeneralit iranian.
Ai ka shpërndarë edhe një video material ku shihet se si do të su lmohet me raketa eskorta e presidentit të SHBAsë Donald Trump.
Gjithashtu ai shpërndan me dhjetëra postime në Facebook kundër Amerikës dhe në mbështetje të Iranit, madje ai kishte shpërndarë edhe postimet e Ikballe Berisha Huduti ku kishte bërë thirrje për hak marrje ndaj SHBAsë e ku për shkak të këtyre postimeve ajo dje u arr estua nga Policia e Kosovës.