Edhe një lajm i mirë nga Dibra, infermierja shërohet nga Koronavirusi

Advertisment

Ditë për ditë nga Dibra vijnë informacione të mira nga lufta kundër Covid19. Në fillim ishte qyteti më i goditur, por tani me sukses po e mposhtë koronavirusin. Një lajm i mirë ka ardhur edhr sot, që flet se infermierja Hanife Lleshi e cila ishte në mesin e personelit mjekësor të infektuar në spitalin e Dibrës, tani është shëruar, shkruan Gazeta Lajm.

Lajmin për shërimin e ka bë të ditur bashkëshorti i saj, Valmir Lleshi.

Reklame

“Ja dole ta mundësh dhimbjen Ja dole ta fitosh luften me virusin Ja dole sepse ti je qenia me e forte njerezore qe une e njoh! Ja dole sepse ti,Gjithmonë Ja Del!

Oficialisht,miq e dashamirës, bashkeshortja ime e fitoi luften me Covid -19, ka shkruar ai, duke shtuar edhe porosinë:

“Nese nuk deshironi ta perjetoni gjithe kete kalvar stresi e mundimi,ju lutem, QËNDRONI NË SHTËPI”.