Edhe pak orë skadon afati 48 orësh, çka pritet nga ASH ja ?

Advertisment

Edhe pse sonte do të skadojë afati 48 orësh pas ofertave të dërguara në adresë të Lëvizjes BESA dhe Alternativës, kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela do të vazhdojë përpjekjet për të arritur koalicionimin trepalësh, mëson INA nga burime partiake. Sic mësohet sonte nuk do të ketë vendim se si do të veprojë ASH dhe se a do të shpallë koalicion, qoftë dypalësh, nëse përjashtohet ndonjëra nga partitë.

Kreu i ASH-së po bën përpjekje që Lëvizja BESA dhe Alternativa të bëhen pjesë e koalicioni të madh për të fituar BDI-në në zgjedhjet e 12 prillit. Dy partitë kanë pranuar ofertën e ASH-së në rrugë zyrtare, por nuk dihet se cila ka qenë përgjigja e tyre në adresë të ASH-së. Lëvizja BESA ka kërkuar tryezë me partitë për të arritur koalicionin trepalësh sepse kjo nuk mund të bëhet në formë tjetër, ndërsa edhe nga Alternativa kanë theksuar se po shqyrtohet oferta. (INA)