Edhe pas 1 tetorit do të ketë shtyrje të kredive

Advertisment

Edhe pas 1 tetorit do të mund të shtyhet këstet e kredive, mëson Alsat nga burime bankare.

Megjithatë kësaj radhë mundësia e shtyrjes do të jetë e modifikuar. Familjet që financiarisht mund ta përballojnë pagesën e kësteve, vështirë se do të kenë shtyrje të pagesës së kredive. Qytetarët e tjerë, të cilët janë më të goditur financiarisht nga kriza, do të mund të kërkojnë shtyrje, ndërsa më pas banka do të vendos për çdo rast veç e veç. Po shqyrtohen modalitetet nëse qytetarët vet duhet të kërkojnë shtyrje të pagesës së kësteve, ose këtë do ta bëjnë vet bankat në bazë të të ardhurave të shfrytëzuesve të kredive. Detajet priten gjatë këtyre ditëve, pasi të njëjtat do të saktësohen nga sektori bankar me Bankën Popullore.