Edhe pse në kufi me Kinën, Vietnami nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19

Advertisment

Asnjë viktimë nuk është shënuar në vendin me 96 mln banorë, në Vietnam. Ky vend, është një nga vendet që shërben si shembull në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse në kufi me Kinën, ky vend nuk ka asnjë viktimë si pasojë e pandemisë. Kjo për faktin se komunikimi dhe bashkëpunimi mes qeverisë dhe qytetarëve nëpërmjet teknologjisë janë arsyet kryesore pse Vietnami ka pasur raste të pakta.

Reklame

Sipas OBSH-së, numri total i të prekurve në Vietnam është 265, nga të cilët 146 janë tashmë të shëruar dhe ndërkohë, sipas statistikave zyrtare tregohet se në izolim, aktualisht janë 75 mijë persona, ndërsa deri më tani janë kryer mbi 121 mijë teste.