Qeveria punëson maqedonas të vetë d eklaruar si shqiptarë (VIDEO)

Advertisment

Edhe Qeveria punëson maqedonas të vetëshpallur si shqiptarë. Falë softuerit së tyre të quajtur “Balancer”, vendet e punës të rezervuara për shqiptarë, edhe në institucionin ekzekutiv, Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, u mbushën me persona me emra maqedonasish.

Në konkursin 478/2019, vendimet e punësimit u firmosën për Elena Rajkovçevska, Sanja Petkova, Sllavica Toshiq dhe Aleksandra Antevska, të cilat u deklaruan rrejshëm se janë shqiptare. Ndërsa, si shumë të tjerë edhe Dhurata Azizi mbeti pa punë.

Reklame