Në Maqedoninë e Veriut sot gjithkund ku ka organizata sindikale siç janë ministritë, agjencitë, fondet, administrata dhe gjykatat është organizuar ndalesë dy orëshe e punës.
E njëjta situatë ndodhi edhe me sindikatën e gjeodetëve në Tetovë të cilët nuk pranuan të falsin pë Tetova1 por organizuar një protestë formale nga ora 10.00 deri në orë 12.00. Nga ana tjetër sindikatat thonë se paga minimale nuk po paguhet në përputhje me ligjin ndërsa kërkojnë dhe harmonizim e pagave tjera me atë minimale.
Sipas sindikatave, pakënaqësia e anëtarësisë është e madhe dhe kërkohet radikalizim në hapat e mëtejmë gjithashtu thonë se në 95% të institucioneve paguhet nën pagën minimale, ndërsa 5% të tjera nuk e përgatitin pagën si duhet.
Ndryshe, të punësuarit në administratë dhe gjyqësi sot dhe nesër nuk do të punojnë nga ora 10 deri në ora 12.
Edhe Posta Nacionale gjithashtu kërkojnë harmonizim të pagave. Në të kundërtën, edhe ato paralajmërojnë protesta.
Edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), paralajmëron protestë për të hënën me kërkesë që menjëherë të rriten pagat për 18,4 përqind dhe më pas të gjendet zgjidhje sistematike për harmonizimin e pagave të tjera.
Por pyetja është çfarë ndodhë nëse të gjitha sindikatat njëherazi organizojnë protesta dhe ndalojnë së punuari? Gjithsesi në secilin rast qytetarët janë ato që do ta pësojnë më së shumti, të cilët nuk do të mund të realizojnë nevojat dhe shërbimet e tyre./tetova1/








