Edhe sonte pas mesnate do të rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,13 % në raport me vendimin e datës 08.03.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) rriten për 1,50 denarë/litër,

në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 08.03.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,368 den/kg dhe do të jetë 36,211 den/kg.

 

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 67,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 69,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 57,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 46,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 36,211 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 4,982 %, te nafta për 2,764 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,358%. Ndërsa te Mazuti është regjistruar ulje për 0,068%.