Edhe sot ora policore nga ora 16:00

Ndalimi i lëvizjes gjatë kësaj jave për gjithë popullatën në Maqedoni fillon nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri 05:00 të mëngjesit.

Të gjitha entet publike dhe kompanitë private që punojnë gjatë fundjavës duhet të respektojnë kufizimet dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri ora 15:00.

Të gjitha ndalesat tjerë vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Ky vendim qeveritar u miratua në mbledhjen e 28-të të Qeverisë që u mbajt më 25 mars dhe ka për qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa kjo është fundjava e dytë në të cilën ora policore nisën nga ora 16:00.