Edhe sot rekord të rasteve me COVID19, regjistrohen 386 raste

Advertisment

Për të tretën ditë me radhë Maqedonia e Veriut është duke shënuar rekord të rasteve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 386 raste të reja, ndërsa janë bërë 2267 testime.

Reklame

Më tepër raste janë regjistruar në kryeqytet edhe atë 178, Kumanovë-18, Prilep-20, Tetovë-13.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar, ndërsa gjashtë persona kanë humbur jetën, raporton SHENJA.