Edhe tre ditë fushatë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Advertisment

Në Maqedoninë e Veriut fushatës së zgjedhjeve të 15 korrikut po i vjen fundi dhe se partitë tanimë po zhvillojnë takimet finale me elektoratin.

Sipas afateve të kodit zgjedhor, fushata e këtyre zgjedhjeve përfundon në mesnatë më 12 korrik, kur më pas hyn në fuqi heshtja parazgjedhore.

Reklame

Nga 13 korriku deri më 15 korrik do të zhvillohen votime. Në ditën e parë do të votojnë të prekurit nga koronavirusi, që gjendjen në izolim dhe vetizolim, më 14 korrik votojnë të burgosurit, të sëmurët e tjerë si dhe kategori tjera, ndërsa më 15 korrik do të zhvillohen votimet e përgjithshme.

Qendrat e votimit do të hapen nga ora 07:00 deri në ora 21:00, duke respektuar protokollet e veçanta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në kushtet e pandemisë. Në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë mbi 1.8 milionë votues.