Edi Rama ose shkëlqimi dhe rënia e një ylli mediatik, që nuk ngopet me pushtet

Advertisment

Ishte 20 prilli i vitit 1998 kur menjëherë pas varrimit të babait, Edi Rama mori telefonatën e jetës.

U katapultua nga Fatos Nano në postin e ministrit të Kulturës, pas shumë vitesh të dëshpëruara dhe plot pirueta, për të gjetur një vend në politikën e re të pluralizmit shqiptar.
`Nga katakombet e Parisit dhe me thonj të paprerë`, si do të tregonte më vonë vetë, Fatos Nano, emërimi ministër i Edi Ramës do të ishte një ngjarje e papritur për socialist e thjeshtë, të cilët ende i kujtonin deklaratat e tij për PS-në.

Reklame

Atë Parti Socialiste, e cila sipas Ramës në fillimet e demokracisë, `duhet nxjerrë jashtë ligjit që të shpëtojë Shqipëria`.

E vërteta është se për publikun, emri tij ndërkohë ishte bërë mjaft i njohur. Dhe meritë për këtë kishin mediet e e pakta në atë periudhë dhe veçanërisht “Koha Jonë” e Nikoll Lesit.

Ky i fundit shpesh tregon në intervista dhe në biseda private, se si Edi Rama ishte i fiksuar për tu bërë gazetar dhe madje, edhe të bënte karrierë deri në kryeredaktor.

 

Shkëlqeu aty si publicist me disa pamflete, por edhe me shkrime pa emër të cilët bënin çorbë dhe helmatisnin lidershipin e partisë dhe të qeverisë ku bënte pjesë.

Ishin vite që Rama e quante veten mik deri në përulje i të gjithë gazetarëve, që kishin bërë emër deri në atë kohë.

Këtë qasje, duke ditur mirë fuqinë e medies, ai e intesifikoi gjatë atyre 2 viteve ministër Kulture, tashmë me pushtet dhe shumë mundësi në dorë.

Shumëkush nga punëtorët e vjetër të gazetarisë kujtojnë se si Edi Rama i thërriste gazetarët në ministri, që t’u tregonte transformimin e saj. Ju tregonte kolltukët e vjetër e që binin erë myk të kohës së komunizmit, por dhe ata të rinjtë modernë që kishte vendosur në zyrë.

Ka qenë një periudhë e artë për gazetarët, miqësia me Edi Ramën. Kryeredaktorët e kishin zyrën e tij, si shtëpinë e tyre.

Ndaj në atë kohë lulëzoi rubrika “Kulturë” nëpër gazeta dhe televizione. Nuk ishin të paktë ata që merrnin projekte shumëmilionëshe nga Edi Rama, duke ju dhënë kështu një dorë të mirë për rrogat modeste në atë kohë.

Kështu pak nga pak, në media po ngjizej një yll i ri në politikë dhe qeverisje.

Një ministër ndryshe, kontravers, jo anëtar partie, me veshje plot ylber dhe mbi të gjitha, ai që po i jepte ngjyra kryeqytetit duke lyer e pikturuar fasadat kryesore.

Pas kësaj ylli u ngjit deri në zyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, duke krijuar aty një qeveri brenda qeverisë dhe një kryeministër në miniaturë.

Mjeshtër për ti ushqyer mediat me ngjarje atipike si ajo kur doli e ulërinte në komisionin Olldashi me megafon, apo kur bridhte nëpër Tiranë me sëpatë në dorë, i rrethuar nga gazetarë. Edi Rama e donte medien dhe ajo çmendej pas tij. Bënte gjithmonë lajm dhe pse jo, edhe ndonjë nder me leje ndërtimi.

Ai e kishte një strategji me `pushtetin e katërt` dhe në rrjetën e saj ranë gati të gjithë gazetarët me emër dhe të gjithë drejtuesit e tyre.

Miti nisi të gatuhej:
Edi Rama është ndryshe nga të gjithë politikanët dhe pushtetarët!
Edi Rama është i pa korruptuar
Edi Rama mund ta bëjë Tiranën dhe Shqipërinë.

Vetëm Edi Rama kryeministër është shansi i fundit për Shqipërinë.
Ky mit që mediat e ngjizën me plot zell, ca nga naiviteti dhe më shumë prej një lobimi të fuqishëm financiar, funksionoi.

Ylli mediatik u bë më në fund i pari absolut. Jo vetëm i Kulturës, kryeqytetit, Partisë Socialiste por edhe i gjithë Shqipërisë.

Edi Rama ishte i vetmi nga politikanët që kuptoi fuqinë e vërtetë të medias ose pushtetit të katërt, ndaj dhe është i vetmi kryeministër në Europë me Televizionin e tij në Facebook.

Ai e dinte ndikimin e medies në opinion ndaj, kur pas 2 viteve të para të mandatit të parë nisi ti dilte boja e fasadës propagandistike, nisi që të blejë, sulmojë dhe shantazhojë këdo që zbulonte se çfarë fshihet vërtet prapa qeverisjes së tij.

Kanabisimi i vendit ishte kulmi. Bima-drogë mbërriti edhe nëpër studio televizive, por kushdo që filmonte dhe shkruante për realitetin ishte kazan.

Kushdo që tregonte të vërtetën për skemën grabitqare të koncesioneve u shndërrua në `Kadri`.

Sot shqiptarët kanë një faturë prej 110 milion euro për të paguar si pasojë e opsesionit të Edi Ramë, për të pasur nën shërbim çdo media në këtë vend.

Sot vendi ka ngelur në vend numëro dhe pas Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE sepse përveç të tjerave,Edi Rama, është i vendosur që të kalojë në parlament një ligj që synon të bëjë zap këdo që kritikon qeverinë.

Ndaj jo më kot ai e gjen veten me të gjitha institucionet duke përfshirë mediat kombëtare nën kontroll.

Në këtë drejtim, konkurron pa dyshim me gjysmë diktatorët në Azi apo Afrikë.

Ky Ramë që po kërkon me çdo mënyrë dhe kusht që të vazhdojë që jetë kryeministër deri në vitin 2029, ka 22 vjet në politikë. Nga të cilat 8 vjet kryeministër, 2 vjet ministër i Kulturës dhe Rinisë dhe Sporteve, 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe 15 vjet kryetar i Partisë Socialiste. Askush nuk i afrohet me atë, për këtë jetëgjatësi pushteti në këto 30 vitet e post-komunizmit.

A mundet që të arrihet kjo pa pasur nga prapa medien?!

Por ja ku jemi sot. Duket se pikërisht ajo media që e bëri yll të politikës dhe pushtetit, po i kthehet në varrmihësen e karrierës së tij që prodhoi këtë Shqipëri të falimentuar, të varfër dhe gjithnjë e më larg Europës!

Fyerjet dhe akuzat e Edi Ramës ndaj gazetarëve

Kazan, Derra, Zuzarë, Kadrinj, Derrhane, Hipokritë, Parazitë, Gënjeshtarë
Avokatë gjynahqarë të krimit, Dembelë, Armiq, Të papërgjegjshëm
Të palexuar, Për turp, Torolisin miletin, Përçojnë akuzat si tel bakri, Amplifikatorë thashethemesh, Katund mediatik
Qen, Idiotë, Të paditur, Injorantë, Kokbosh, Të pirë, Ata janë shkaku i problemeve të vendit