Edi Rama shkarkon dy ministra të qeverisë

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një lëvizje të bêftë dy ditë përpara mbylljes së këtij viti, ka bërë dy lëvizje në qeveri, në Ministrinë e Mbrotjes dhe në atë të Europës dhe Punëve të Jashtme. Rama ka lëvizur Olta Xhaçkën nga Ministria e Mbrojtjes te ajo e Europës dhe Punëve të Jashtme, pas dorëheqjes që ka dhënë Gent Cakaj, ndërsa në krye të mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi.

Ky i fundit, i lënë disi në hije rithehet në qeveri në një post mjaft të lakmuar dhe me rëndësi si Ministria e Mbrojtjes.

Reklame

Njoftimi i Ramës: Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.