Edi Rama, shqiptarët në Maqedoni sipas ligjeve kushtetuese, nuk janë shtetformues!

Skender Karaçica

Në emisonin politik,,Top Open,,të drejtuar nga Eni Vasili,ku ishte i ftuar kryeministri shqiptar Edi Rama,tema bosht kishte të bëj me aktualitetin në Shqipëri në dritën e mandatit të tretë dhe kahet e zhvillimit të shtetit shqiptar.

Reklame

Duke folur për çështjen shqiptare në RVM-së,Edi Rama e tha kalimthi se ,,shqiptarët janë shtetformues,,dhe e ardhmja e këtij shteti multietnik,në relacionet sipas projektit tre palësh(Serbi,
Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut).

Për çështjen shqiptare në RVM-së Tirana zyrtare,nuk e kemi të qartë pse me kaq nguti dhe pa argumente,flasin për shqiptarët në hapësirën etnike se,ata paskëshin marrë avancimin e kodit kushtetues në ,,shtetformues,,(sic!).

Edia Rama,shqiptarët si popull i dytë shumicë,qysh se nga viti 1945 e deri më sot,ata e kanë statusin kushtetues të pakicës kombëtare dhe jo(shtetformues)!

Për informimin e qeverisë shqiptare në Tiranë,me insistimin e Sofjës zyrtare tash e tutje,përmes qeverisë në Shkup, pakica bullgare ka hyrë në Kushtetutën e RVM-së me kodin shtetformues.

Tirana zyrtare e ka të drejtën kushtetuese të flasë e të mbrojë çështjen shqiptare jashtë kufinjve të Shqipërisë,duhet të jetë në dijeni të plotë për pozitën kushtetuese të pakicës kombëtare të shqiptarëve dhe jo shtetformues në RVM-së(sic!).

Për këtë çështje,do të ishte mirë të bisedohet në relacioanet në mes Tiranës dhe Shkupit,kur bashkëpunimi në mes të dyja vendeve po thellohen në të gjitha fushat e jetës.

Çikago,27 janar 2022