Edi Rama uron Lëvizjen Vetëvendosje për fitore

?????????????????????????????????????????????????????????

Më në fund edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar VV për fitoren e shënuar në zgjedhjet e dejshme.

Rama ka uruar të gjitha partitë politike në Kosovë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe fituesin, Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se pret që ky vullnet i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik e social.

 

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,

 

me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”, ka shkruar Rama.