Edi Ramën “e ndalon policia” në Vlorë

Advertisment
HTML Image as link

Kryeministri Edi Rama vjen ndryshe mbrëmjen e kësaj të diele.

Atë e ndalon policia, teksa ndodhet në Vlorë. Si rrallë herë, në timon është vetë kreu i qeverisë. Gjithçka ndodh në formën e një skeçi për emisionin “Binjakët” në “Vizion Plus”.

Reklame

Donald Veshaj është shoferi i kryeministrit, por me kërkesë të këtij të fundit, ata ndërrojnë vendet. Në këtë moment, ai ndalohet nga polici Romeo Veshaj.

Në skeç ndërfutet edhe një pjesë e spotit elektoral të PD, ku Lulzim Basha i kërko një të riu të mos braktisë Shqipërinë për Berlinin.

Dialogu mes Edi Ramës, Donald dhe Romeo Veshajt:

Edi Rama: E di çke, hajde dil mbrapa se dua t’i jap vetë makinës.

Donald Veshaj: Ka ndodh ndonjë gjë e keqe? Pse je mërzitur? Çfarë ka ndodhur?

Edi Rama: Hajde mo mbrapa këtu. Dua të shoh Vlorën vetë aty, në timon.

Donald Veshaj: Do t’i japësh vetë makinës?