Efekti i koronës: SHBA, alarm nga rënia e çmimeve!

Advertisment

Çmimet po bien me një nivel shqetësues në Amerikë ku izolimi i koronavirusit vazhdon dhe njerëzit shpenzojnë më pak.
Çmimet në shportën e konsumatorit kanë rënë për të dytin muaj rresht në prill, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës. Për këtë periudhë, ato mësohet të jenë tkurrur me 0.8%, ulja më e madhe sezonale që nga dhjetori 2008.

CNN e quan këtë një rënie alarmante, të tërhequr kryesisht nga rrudhja e cmimit të karburantit dhe energjisë. Por, edhe duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë e paqëndrueshme, çmimet përsëri ranë me 0.4%.

Reklame

Kjo është rënia më e madhe mujore në të ashtuquajturin indeksi kryesor i çmimeve të konsumatorit që nga koha kur BLS filloi gjurmimin e të dhënave në 1957. Rënia e çmimeve mund të duket si një gjë e mirë, por ekonomistët thonë se deflacioni – e kundërta e inflacionit – do të ishte një lajm shumë i keq.

Shqetësimi është se rënia e cmimeve mund të shkurajojë prodhimin e më shumë njerëz të humbin vendet e punës. Në vend kanë pësuar rënie edhe cmimet e rrobave, makinave dhe ato të udhëtimeve me avion. Duket se janë reduktuar po kështu edhe shpenzimet për pushime, pasi me situatën e krijuar, amerikanët po tregohen më të kujdesshëm me paratë.