Ekipi i Baglandeshit i shpëton masa.krës në Zelandën e Re (FOTO)

77

Ekipi kombëtar i kriketit të Bangladeshit, ka qenë me fat, pasi për pak minuta ka evituar tragjedinë në sulmin ter.rorist që ndodhi në një xhami në Zelandën e Re.

Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit ishin në autobus dhe po i drejtoheshin xhamisë në fjalë për faljen e të premtes kur të paktën një person i ar.matosur hyri në ambientet e saj dhe qëlloi ndaj besimtarëve duke lënë të vdekur të 49 prej tyre dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Duke u afruar pranë xhamisë ata kishin dëgjuar të shtënat me ar.më zjarri dhe autobusi kishte ndalur, ndërsa lojtarët ishin larguar me vrap nga zona e rrezikut.

Më pas ata ishin mbledhur të gjithë në hotelin e tyre dhe për fat të mirë, askush nuk kishte rezultuar i pla.gosur në këtë ngjarje që ka tronditur gjithë botën. /Vipsport.al/