“Ekolog” dhuroi 50 tableta për nxënësit e familjeve sociale në Dibër (FOTO)

Advertisment

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, ka pranuar një donacion nga përfaqësuesit e kompanisë “Ekolog internacional” – pronë e familjes Destani nga Tetova.

Bëhet fjalë për 50 tabletë-kompjuterë për nxënës që vijnë nga familjet me situatë të vështirë socio-ekonomike, për shkak të së cilës ata nuk kanë mundësi të ndjekin mësimet.

Reklame

“Kryetari i Komunës, Duka shprehu falënderim të veçantë për kompaninë “Ekolog internacional” dhe familjen Destani. Me donacionin do të gëzojnë 50 nxënës, të cilët nuk mund të vijojnë mësimet që zhvillohen onlajn, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, informojnë nga komuna.

“Ekolog” dhuroi 50 tableta për nxënësit e familjeve sociale në Dibër

Kompania dhuroi disa mijëra tablet-kompjuterë për nxënës në shumë komuna të vendit që kanë nevojë për pajisje të tilla elektronike për të qenë në gjendje të ndjekin mësimet onlajn.

“Ky donacion dedikohet për nxënësit që kanë mbetur jashtë procesit arsimor, për shkak të mungesës së pajisjeve digjitale. Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë së bashku gjatë krizës me Kovid-19 është që të sigurohemi që e ardhmja e këtij vendi, fëmijët, do ta vazhdojnë mësimin pa pengesa”, deklaroi paraprakisht për mediat, filantropi Lazim Destani.