Në faqen zyrtare të Lëvizjes BESA sot është postuar një video material në të cilën disa nga udhëheqësia e kësaj partie, bashkë me kreun e saj, Bilall Kasami kanë nisur fushatën për platformën e tyre që e kanë quajtur BESA, që përbëhet nga 4 shtylla: Barazi, Ekonomi, Stabilitet dhe Ardhmëri. Në video materialin e sotëm, ata prezantuan pikën e dytë të kësaj platforme, Ekonominë.

Sipas Kasamit, BESA është forca e cila do të sjellë barazi në këtë vend. Për më shumë, shikoni videon në vazhdim: