EKSKLUZIVE: Big Mama në lidhje me aktorin turk, Serhat Kaynarpinar (FOTO)

86
#

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Big Mama kohëve të fundit i kishte shpeshtuar vizitat e saj në Turqi, ku ajo po kalon çaste të bukura atje nën shoqërinë e personave më të dashur. Me disa fotografi që publikoi në Instagram, ua turbulloi mendjen ndjekësve të saj.

Artistja shqiptare publikoi një fotografi përkrah aktorit dhe modelit të mirënjohur turk, Serhat Kaynarpinar i njohur me rolin e “Cihanit” te seriali “Më fal”, që la të kuptohet se mos ai është arsyeja që këngëtarja po e viziton shpesh Turqinë. Edhe me një fotografi tjetër nxiti dyshimet se mos e gjeti dashurinë në Turqi.

“Gëzuar për jetën time”, ishte përshkrimi i fotografisë, me të cilin la të kuptohet se ka diçka të re në jetën e saj private. Sipas fotografive, mund të kuptohet se artistja e mirënjohur shqiptare dhe modeli i mirënjohur turk ndoshta janë në lidhje dashurie. Mbetet të shihet me kalimin e kohës se si qëndron e vërteta.

Gazeta KOHA ka arritur të sigurojë fotot e çiftit ku Big Mama shihet në krahët e Serhatit shumë e dashuruar. Kur jemi te modeli i mirënjohur, kujtojmë se ai arriti suksese të shumta edhe në fushën e aktrimit. 31 vjeçari Kaynarpinar i dha frymë rolit të “Cihanit” në serialin “Më fal”.

Ani pse me çdo kusht dëshironte të arrinte gjithçka në serial, ai pëlqehej shumë nga publiku. Shquhet si një ndër modelët më të dalluar në Turqi dhe vlen të përmendet se mori pjesë edhe në disa klipe të këngëtarëve më të njohur të Turqisë. Jeton në Stamboll ndërsa fitues i çmimeve si Best model në Turqi në vitin 2009 vendin e parë dhe vendin e tretë në Best Model of the World. (koha.mk)