Ekskluzive: Ky do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës

Më 17 tetor të këtij viti mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Partitë politike kanë nisur që t`i publikojnë kandidaturat për kryetarë të komunave, por një gjë të tillë nuk e ka bërë ende partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

E burime të gazetës “Bota sot”, kanë bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohen emrat e kandidatëve për kryetar të komunave nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas këtyre burimeve, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, do të jetë ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Po ashtu, bëhet e ditur se partitë politike kanë afat deri më datë 15 gusht që t`i dorëzojnë listat me kandidatët për Asambletë Komunale.