Ekskluzive: Pas takimit të LDK së, Kurti i shkon në zyre Vjosës

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Indeksonline mëson se takimi është duke ndodhur në Zyrën e kryeparlamentares.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ndryshe, Arben Gashi nga LDK është deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, duke thënë se Vjosa Osmani është shprehur kundër mocionit të votëbesimit të Qeverisë së Albin Kurtit, dhe ka shtuar se janë edhe dy deputetë të tjerë të cilët kanë rezerva sa i përket kësaj cështje.

“Nuk është votuar, për këtë cështje, ajo ka pas mendim të ndryshëm nga grupi parlamentar së bashku me dy deputet të tjerë që kanë rezerva. Mendoj që është e rëndësishme që ne të krijojmë një unitet, të qojmë mesazhe të sigurisë, në rrethanat në të cilat gjendemi mendoj që është me rëndësi që ne të jemi unik, të krijojmë një sinergji të veprimeve nga rreziqet që ka Kosova nga koronavirus dhe nga rreziqet që ka Kosova nga coronavirusi dhe nga prishja e raporteve me SHBA-në”, tha Gashi.

Vlen të theksohet se Osmani së bashku me katër deputetë tjerë janë shprehur kundër mocionit për shkarkimin e qeverisë “Kurti”.

Indeksonline raportoi gjatë ditës edhe emrat e tyre: “Marigona Geci, Haxhi Avdyli,Fatmir Rexhep dhe Ardian Shala”.