Ekspertët në Britani: Vala e dytë e COVID-19 po vjen

Advertisment

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi sot një shtrëngim të kufizimeve kundër koronavirusit në qytetin verior Bolton, ndërkohë që ekspertët kryesorë të shëndetësisë paralajmërojnë se vala e dytë e COVID-19 po vjen.

“Bolton tani ka 120 raste për 100 000 banorë, niveli më i lartë në vend”, tha Hancock.Ai veçoi të rinjtë në të njëzetat dhe të tridhjetat, si edhe pubet, për përhapjen e virusit.

Reklame

Për këtë qëllim, Hancock njoftoi se pubet dhe restorantet në Bolton do të mund të shërbejnë vetëm për marrjen e porosive me vete dhe duhet të mbyllen në fashën orare 22:00-05:00.Gjithashtu, banorët do të ndalohen të shoqërohen jashtë familjes së tyre.

Qeveria pritet të zvogëlojë edhe numrin e persoave që mund të mblidhen në mjedise të mbyllura, në Angli, nga 30 në një numër ende të pavendosur.