Ekspertët: Nëse keni këtë shenjë në këmbë, mund të jeni të infektuar me Koronavirus (FOTO)

Advertisment

Pandemia e koronavirusit të ri, COVID-19 ka prekur deri tani 1,946,781 njerëz në 210 shtete të botës, duke shkaktuar 121,710 viktima dhe 460,121 të shëruar plotësisht nga ky virus.

Sipas shkencëtarëve të cilët ende janë në studimin e këtij virusi, COVID-19 ka dy shenja dalluese, kollë e thatë dhe e vazhdueshme si edhe temperaturë të lartë e cila nuk ulet.

Reklame

Por ndërkohë që shifrat e viktimave janë vërtet shumë të larta, për shkak se 80% të njerëzve të infektuar janë asimptomatike dhe infektojnë padashur të tjerët, shkencëtarët deklarojnë se një shenjë në trup mund të na zbulojë nëse jemi apo jo të infektuar me këtë virus, raporton Daily Mirror.

Sipas medias britanike, ka një mënyrë të re për të vërtetuar nëse jemi të infektuar më COVID-19 dhe ajo gjendet tek këmbët tona.

Ekspertët mjekësorë në Spanjë aktualisht po hetojnë nëse ata që kanë virus mund të identifikohen nga shenja plage, dëmtimi, të vogla në këmbë.

“Bëhet fjalë për shenja të vogla, në ngjyrë të purpurtë, të cilat zakonisht shfaqen mes gishtërinjve dhe shërohen normalisht pa lënë asnjë shenjë”- tha ekipi mjekësor kërkimor në Spanjë, shkruan albeu.com.

Sipas mjekëve, kjo simptomë e pazakontë është vërejtur tek pacientë më së shumtë në Itali, Francë dhe Spanjë, dhe në mosha të reja, nga fëmijët deri tek prindërit e rinj.

Pavarësisht rasteve të shumta, ekipi mjekësor deklaroi se nuk ka ende prova të mjaftueshme shkencore për t’a bërë këtë simptomë zyrtare të COVID-19.