Ekspertët për vaksinën antiCovid/ A mund ta marrin gratë shtatzëna

Shumë vende të botës po administrojnë vaksinat kundër koronavirusit të ri, por jo të gjitha grupet shoqërore mund ta marrin atë.

Për gratë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijën në gji, marrja e vaksinës do të varet nëse shtetet ku ato jetojnë do ta lejojnë apo ndalojnë një gjë të tillë. Në Mbretërinë e Bashkuar, rregullatorët shëndetësorë kanë vendosur, që për shkak të mungesës së të dhënave mbi efektet e vaksinës ndaj grave shtatzëna, ato nuk do ta marrin.

Reklame

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Barna, vendosi t’ia lërë në dorë vete grave këtë zgjedhje. Agjencia Evropiane e Ilaçeve thotë se administrimi i vaksinës së Pfizer/BioNTech ndaj grave shtatzëna, duhet të shqyrtohet për secilin rast veç e veç. Megjithatë, ajo mund ta ndryshojë rekomandimin për vaksinat ndaj grave shtatzëna, nëse ka të dhëna të reja.

Doktoresha Ruth Faden nga Universiteti Jons Hopkins thotë se “nuk ka të dhëna”, nëse vaksina është e rrezikshme për gratë shtatzëna, shkruan BBC. Në prodhimin e vaksinës së Pfizerit dhe asaj të kompanisë Moderna, është përdorur teknologjia mRA, e cila përpunon kodin gjenetik të virusi.