Ekspozitë e pavarur e fotografive të Emira Jusufit nga Tetova

Advertisment

Me ekspozitë të pavarur para publikut të Tetovës mbrëmë u prezantua fotografja Emira Jusufi nga Tetova. Hapja e ekspozitës ishte në Institucionin kombëtar “Galeria kombëtare” Tetova. Janë ekspozuar 24 fotografi vaj në pëlhurë.

“Veprat e Emirës të shprehura në fotografi do t’ju çojnë në një ambient familjar që çdo ditë e shijojmë dhe e shikojmë. Karakteristike është ajo që Emira me ngjyra të fuqishme e cila i ka përdorur për të bërë fotografi i ka bërë veprat e saj edhe më të fuqishme. Ajo që është prezantuar mbrëmë para nesh flet për entuzijazmin e një artiste të re e cila nëse mund ashtu të shprehemi i bën hapat e para në këtë fushë, Emira jo vetëm që e ka arritur idenë e saj që të shprehet përmes fotografive, njëherit jep shpresë se nesër mund të gjindet mes radhëve të parë të artistëve”, theksoi në hapjen Besa Ibrahimi Murati, përfaqësuese e Galerisë.

Reklame

Veprat e prezantuara do të mund të shikohen në shtatë ditët në vijim.