Sa keq, Ronaldo do ta shikojë nga shkallët e ‘Santiago Bernabeu’ super El Classicon

Ku kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të El Clasico, po raportohet se në shkallët e ‘Santiago Bernabeu’ do të jetë një mysafir i veçantë.

Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, i cili do ta ndjek ndeshje që dikur e luante edhe vet.

Ylli portugez është kapur në Madrid gjatë ditës së sotme, duke nënshkruar një fanellë të Real Madrid dhe raportohet se ai do të jetë i pranishëm në takimin e sontëm, transmeton lajmi.net.

Pasi në Serie A janë anuluar të gjitha ndeshjet, 34 vjeçari e ka shfrytëzuar pauzën për ta përcjellur këtë sfidë interesante.

Ndryshe, takimi mes Real Madrid dhe Barcelonës nis sonte nga ora 21:00.