Elita përveç se është një zë i fuqishëm i gruas në shoqëri ajo është një nga zërat më të bukur të vendit

Elita Ziberi është një talente multidimensionale, ajo është rritur në skenë dhe bashkë me të edhe dashuria dhe pasioni i saj për muzikën dhe arritjet e saja akademike në këtë fushë. Sot ajo kontribuon edhe në edukimin e gjeneratave të reja si mësimdhënëse e muzikës.

Një vajzë e fortë dhe e guximshme, që gjithmonë e gatshme në përkrahjen dhe inkurajimin e gruas në shoqëri.

Reklame

Si një person që besoi dhe punoj në ëndrrën e saj ajo inkurajon gjitha vajzat të kapërcejnë limitet që i vënë vetës dhe të guxojnë të ëndërrojnë. Elita përveç se është një zë i fuqishëm i gruas në shoqëri ajo është një nga zërat më të bukur dhe melodioz të vendit.