Elmas pozitiv me COVID-19, Maqedonia e Veriut pa dy lojtarët kryesorë kundër Kosovës

Advertisment

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut do të përballet me një problem të madh pasi në ndeshjen që do ta zhvillojë kundër Kosovës do të jetë pa dy lojtarët kryesorë.

Elif Elmas është konfirmuar pozitiv më koronavirus dhe Goran Pandev është në vetizolim pasi shumë bashkëlojtarë të tij në Genoa janë infektuar me COVID-19, njofton Klan Kosova.

Reklame

Ndeshja ndërmjet Madedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet të enjten, më 8 tetor në Shkup, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.