Elon Musk është tani më i pasur se Mark Zuckerberg

Pasuria neto e Elon Musk u rrit në 115 miliardë dollarë, duke lënë pas edhe shefin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, në listën e njerëzve më të pasur në botë.
Sipas medieve të huaja, rritja e pasurisë së Musk ndodhi pas fitimit të ‘egër’ të aksioneve nga kompania Tesla.

Kjo e bën themeluesin dhe shefin e ekzekutiv të Teslas personin e tretë më të pasur në botë, bazuar në Indeksin e Miliarderëve nga Bloomberg.
Musk tani është vetëm më i varfër se Bill Gates dhe Jeff Bezos, të cilët kryesojnë të parët.

Reklame

Ndërkohë pesë njerëzit më të pasur në botë janë: Jeff Bezos, Bill Gates, Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Bernard Arnault.