Elvana Gjata nga shtëpia: Do të më vinte keq nëse dikush infektohet prej meje (VIDEO)

Këngëtarja Elvana Gjata ka vendosur gjithashtu që të izolohet në shtëpi e të mos dalë jashtë në ditët e ardhshme për shkak të koronavirusit.

E ftuar në emisionin “Open”, ajo u shpreh se një gjë e tillë është e domosdoshme, në mënyrë që të shmangen pasojat e tjera më të dëmshme për shqiptarët. Frika nga koronavirusi ka bërë që edhe ajo të anulojë koncerte.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Kam anuluar koncerte, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë në shtëpi. Jemi më të sigurt për veten dhe të tjerët. Sa herë në ditë i laj duart? Si kam numëruar, për çdo 5 minuta po. Nëse dikush nuk ka një nevojë urgjente për të dalë jashtë, duhet të qëndrojë në shtëpi. I bëjmë mirë të gjithëve nëse qëndrojmë në shtëpi,”-u shpreh Elvana.

Ndërsa në fund të prononcimit të saj, Elvana u dërgoi një mesazh të gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, të cilëve gjithashtu u kërkoi që të mos i kapte paniku.

“Shqiptarët duhet që të ruajnë qetësinë, mos t’i kapë paniku. E kemi vërtetuar se kemi kaluar sfida më të vështira. Jam e bindur se do ta kalojmë. Tregoni fokus, nëse doni prindërit, familjarët, gjyshërit, është shumë e rëndësishme të qëndroni në shtëpi,”-e mbylli ajo.